BANKA E CILA PËR ÇDO DITË JU DHURON 86 400 EURO‼

Për çdo ditë në llogarinë tonë bankare deponohen nga 86 400 euro, por duhet t’u përmbahemi rregullave të caktuara që të mund të bëhemi pjesëmarrës dhe me fat në këtë lojë.

Pjesa e parë e rregullave:

Të gjitha paratë që nuk i keni shpenzuar në të njëjtën ditë, do t’ju merren ditën e njëjtë. Nuk është e lejuar që paratë ti kaloni në llogari tjetër, duhet t’i harxhoni të gjitha personalisht.

Ndërsa për çdo ditë kur të gdhiheni, do t’ju deponohen 86 400 euro të reja.

Pjesa e dytë e rregullave:

Banka ka të drejtë ta ndërpres lojën pa asnjëfarë paralajmërimi, në çdo çast ka të drejtë ta mbyll llogarinë tuaj bankare.
Çfarë do të bënit ju?
Do të blinit gjithçka, apo?

Ndoshta jo vetëm për vete, por edhe të afërmve tuaj, mandej edhe atyre që i njihni. Do të mundoheni që ta shfrytëzoni çdo qindarkë, apo?!
Në fakt emri i kësaj loje është REALITET!

Secili prej nesh e posedon atë shumë në bankën magjike. BANKA MAGJIKE është KOHA!ndërsa ato 86 400 euro, paraqesin çdo sekondë që u është dhënë në disponim gjatë gjithë ditës. Duhet qenë të kujdesshëm meqë ajo bankë pa asnjëfarë paralajmërimi mund ta mbyll llogarinë tonë. Ajo llogari paraqet JETËN tonë.

Çdo ditë gdhihemi me 86 400 sekonda, dhuratë jetësore. Atë që nuk e përjetuam brenda ditës, humbet përgjithmonë. E djeshmja humbet, nëse nuk e shfrytëzojmë kohën në mënyrën e duhur.

Pra, çfarë do të bënit me ato 86 400 sekonda?
A thua nuk janë më të vlefshme se paratë?

Mendoni rreth kësaj:
Kënaquni dhe shfrytëzoni çdo sekondë të jetës, meqë koha kalon shumë më shpejtë se sa mund ta paramendojmë. Ta shfrytëzojmë këtë pasuri që e kemi, por në mënyrën e duhur!

“Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” [El ‘Asr, 1-3]

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s