FJALËT E NËNËS

“Unë isha me ty kur linde, ji me mua kur të vdes.”

Nëna këshillonte djalin e saj: “Biri im! Një ditë do të më shohësh plakë, të pafuqishme dhe do të vëresh shumë gjëra të palogjikshme në bisedë apo sjellje. Ndaj të lutem ji i durueshëm me mua dhe ki mirëkuptim.

Kur të më dridhen duart dhe të më derdhet ushqimi apo kur nuk do të mund të vesh vishem për shkak të pafuqisë, ji i durueshëm me mua dhe mos harro vitet kur unë të mësoja ty gjërat që sot nuk jam në gjendje ti bëj.

Nëse nuk jam veshur dhe rregulluar si duhet, mos më qorto, kujto ditët e fëmijërisë sate dhe mundimet e mia të pafund që të mbajë të pastër, rregullt dhe të parfumuar.

Mos u mërzit nga ngadalësia e memories, bisedës dhe të menduarit tim deri sa bisedojmë, meqë i gjithë fati im  qëndron vetëm në të qenët me ty.

Kur të më dobësohen këmbët dhe nuk mund të shkojë atje ku dëshirojë, ji i butë dhe i sjellshëm me mua dhe kujto sa herë të kam mbajtur për dorë deri sa nuk mund të ecje.

Prandaj mos u turpëro sot të më mbash për dore dhe të mëndihmosh, ngase nesër edhe vet do të kërkosh dikë të të mbajë për dore të ndihmojë të ecësh.

Prandaj, biri im, ji me mua!

Kur ti kujtosh gabimet e mia, dije që gjithmonë kam desh më të mirën për ty, dhe gjëja më e mirë që mund të bësh për mua është të mi falësh gabimet, ashtu Allahu do t’i falë dhe mbulon gabimet e tua.

Buzëqeshja jote, është gjëja më së tepërmi më gëzon, ndaj më shoqëro mua.

“Unë isha me ty kur linde, ji me mua kur të vdes.”

Përkthim: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s