Leximi tek fëmijët është jashtëzakonisht i rëndësishëm, në veçanti në moshën fëmijërore kur zhvillohen aftësitë elementare të komunikimit. Ndërsa më vonë kjo është e rëndësishme që tek ai të zhvillohet aftësia e të menduarit kritik. Edhe pse shumica e prindërve janë të vetëdijshëm se leximi ndikon mirë tek fëmijët e tyre, një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë të sigurt sa do të ndikojë në jetën e mëvonshme angazhimi i fëmijëve të tyre në fëmijëri.
Zhvillimi i aftësive komunikuese
Leximi në fëmijëri paraqet një mënyrë shumë të rëndësishme në zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe komunikatave. Aftësitë e mira komunikative paraqesin çelës të suksesit si në qarqet akademike, po ashtu edhe sferën e biznesit. Aftësitë e mira komunikative vijnë në shprehje gjatë konkurrimit për ndonjë vend pune, në veçanti në kohë të fundit.
Leximi në moshë të re i ndihmon fëmijët në procesin e mësimit të gjuhëve. Gjatë dëgjimit të fjalëve të ndryshme, ata mësojnë edhe në çfarë konteksti duhet t’i përdorin fjalët. Me fjalë të tjera, në këtë moshë truri i fëmijëve ka aftësi të madhe të mbajtjes mend.
Zhvillimi i aftësive të shkrimit
Në botën të cilën jetojmë, aftësia e shkrimit paraqet gjë të rëndësishme. Në rast se lexon mjaftueshëm, fëmija më vonë gjatë shkrimeve të tij do të përdor fjali të mirë-strukturuara. Nxënësi përmes leximit të lekturave shkollore dhe shkrimeve të tjera sipas zgjedhjes së lirë, fillon të dalloj stilet e ndryshme të shkrimeve dhe e pasuron fjalorin me fjalë që nuk dëgjohet në bisedat e përditshme. Në këtë mënyrë, ai zhvillon stilin personal të shkrimit përmes së cilit shpreh mendimin e vet. Çdo shkrimtarë i mirënjohur thekson rëndësinë e leximeve dhe ushtrimeve.
Kuptimi i mirë dhe memorizimi
Me rritjen e shprehisë së leximit, rritet edhe aftësia e fëmijëve për kuptim më të lehtë. Atëherë kur e bën shprehi leximin e tekstit, fëmija përfiton aftësinë e thithjes së informatave të reja madje nga një lexim i vetëm, për dallim nga fëmijët e tjerë. Efikasiteti i shprehisë së leximit vjen në shprehje kur vijnë mësimet dhe studimi i teksteve më të rënda.
Zhvillimi i aftësive të menduarit kritik
Leximi fëmijës i ofron aftësinë e të menduarit kritik dhe logjik. Me lexim ata i mësojnë idetë abstrakte dhe problemeve u qasen nga këndi logjik. Kjo u mundëson dhe i aftëson në marrjen e vendimeve të rëndësishme në moshën e pjekurisë, qoftë në biznes apo në jetën private. Duke lexuar situata të ndryshme nëpër libra fitojnë shkathtësi që do t’u ndihmojnë në jetën reale, qo u jep përparësi në krahasim me të tjerët.
E gjithë kjo që përmendëm na sjell në përfundim se tek fëmijët duhet zhvilluar shprehinë e leximit që nga mosha e vogël, meqë kjo do të rezultojë me suksese të shumta.
Mësoni fëmijën tuaj ta dashuron dhe të kënaqet gjatë leximit.
“Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr…” (Muhammedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Përshtati: Lutfi Muaremi