Para shumë vitesh ndërsa punoja vullnetarisht në spitalin e Stanfordit, njoftova një vashë të vogël që quhej Liza e cila vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë.
Shansi i vetëm për shërimin dhe rimëkëmbjen e saj ishte transfuzion i gjakut nga vëllai i saj pesëvjeçar, i cili në mënyrë të çuditshme u shërua nga kjo sëmundje duke iu zhvilluar antitrupa të nevojshme për luftimin e asaj sëmundje.
Mjeku ia sqaroi djaloshit të vogël situatën dhe e pyeti nëse është i gatshëm t’i dhuroj gjak motrës së tij që ta luftoj atë sëmundje.
E vërejta që në fillim hezitoi për një çast, mori frymë thellë dhe tha:
“Po, do t’ia japë nëse e shpëton Lizën.”
Ndërsa ndodhte transfuzioni dhe djaloshi ishte i shtrirë pranë krevati të motrës së saj i buzëqeshte.
Ndërsa me kalimin e kohës buzëqeshja paksa iu zbeh. E shikoi mjekun dhe me zë shqetësues e pyeti:
“A do të filloj unë ngadalë të vdes?”
Djaloshi gabimisht e kishte kuptuar mjekun, mendoj se motrës së tij do t’ia dhuroj gjithë gjakun.
Sh.p. Sakrifica për Allahun e Madhëruar është niveli më i lartë i sinqeritetit dhe devotshmërisë së besimtarit, ashtu siç paraqesin shkronjat madhështinë e kulturës dhe civilizimit. Rëndësia e sakrificës përfshinë të gjitha sferat, duke filluar nga më e thjeshta deri tek më të çmuarat, më të shtrenjtat dhe së fundmi deri tek jeta… ngase sakrifica edhe vdekjes i jep kuptim nën hijen e ajetit kur’anot: “Allahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhennet….” Et Teube, 111
Autor: John Doe
Përshtati: Lutfi Muaremi