Përkundër faktit se të gjithë fëmijët e tij, përveç Fatimes radijAllahu anha vdiqën para tij; përkundër faktit të vdekjes së bashkëshortes dhe bashkudhëtares së tij, Hatixhes radijAllahu anha; përkundër faktit që mbeti jetim, pa baba e nënë; përkundër faktit të vdekjes së të afërmve të tij, Hamzës, Xha’fer Ibën Ebi Talib apo Ebu Talib, i cili e mbrojti deri në vdekje; përkundër angazhimit dhe brengës për hallin e besimtarëve, në veçanti të varfërve dhe luftës kundër jobesimtarëve të cilët pareshtur e sulmonin; përkundër faktit që Allahu ia mësoi vdekjen, azabin e varrit, Ahiretin dhe llogaridhënien në Ditën e Gjykimit, – përkundër të gjitha këtyre, të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selam kurrë nuk mund ta takoje e të mos jetë i buzëqeshur, ashtu që ata që e takonin, për shkak të buzëqeshjes dhe dashamirësisë së tij, mendonin që i Dërguari i Allahut atë e do më së tepërmi.
Allahu i dashur, ki mëshirë për ne, na bëjë pasues të vërtetë të Dërguarit salAllahu alejhi ue selam, Sunnetit, na bëj Pejgamberin salAllahu alejhi ue selam më të dashurin tonë dhe të na pres Ditën e Gjykimit në burimin (Havdin) ku do të na jep të pimë nga dora mubarek e tij. Amin!
Salavatet qofshin mbi më të dashurin e Allahut dhe vulën e Pejgamberëve, Muhammedin salAllahu alejhi ue selam.
Përshtati: Lutfi Muaremi