Si funksionon bota?! (tregim mësimdhënës)

Profesori ndau letrat dhe ju tha nxënësve ti zhubrosin. Ndërsa shportën e mbeturinave e vendosi përpara katedrës.
“Ushtrimi ishte i lehtë. Ju jeni banorët e kësaj bote dhe çdokush prej jush ka shans të pasurohet dhe hyjë në klasën e të pasurve. Që ta arrini këtë, ju zhubrosni letrën që gjendet para juve dhe hidhni në shportën e mbeturinave, ndërsa nuk keni të drejtë të çoheni në këmbë.”
“Kjo nuk është e drejtë”,u ankuan nxënësit që rrinin në bankat e pasme. Vërejtën që nxënëset e bankave të para kanë më tepër shans ta qëllonin shportën.
Ashtu siç pritej, ndërsa nxënësit gjuanin letrat e zhubrosura, shumica (por jo të gjithë) nga bankat e para e qëlluan shportën. Ndërsa nga nxënësit e bankave pas, vetëm disa patën sukses.
Mandej profesori tha: “Sa më afër shportës të jeni, shanset janë më të mëdha. Kështu paraqet të qenët i privilegjuar edhe në jetën e përditshme.”
“A e vërejtët si u ankuan nxënësit e bankave që rrinë mbas, ndaj të cilëve u bë e padrejtë? Ndërsa nxënësit e bankave të para, as që e vërejtën se janë të privilegjuar?! E tëra që vërejtën ishte shporta mezi një metër e gjysmë larg tyre.”
Mandej vazhdoi: “Ju si nxënës të privilegjuar për të marrë edukatë, jini të vetëdijshëm për pozitën e privilegjuar që keni. Privilegji juaj është EDUKATA që të jepni mund maksimum dhe të arrini sa më shumë në jetë. Dhe kur të arrini të bëheni dikush në jetën tuaj, keni parasysh që të angazhoheni për të drejtat e atyre të cilët nuk e kishin fatin tuaj.” – përfundoi profesori.
Sh.p. Gjithkush nga ne le ta vendos veten në vend të tjetrit, le t’i dëshiroj vëllait të vetë atë që e dëshiron për veten e tij.
Burimi: Net.hr
Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s