Mësoni fëmijët tuaj të jenë të lumtur

Kur mendoj rreth asaj çfarë ju dëshiroj fëmijëve të mi kur të rriten, mendoj edhe rreth faktit çfarë persona duhet të bëhen: njerëz të rritur të cilët janë të këndshëm, të mirë, të kujdesshëm dhe falënderues, të cilët shpesh qeshen dhe kanë pasion në jetë. Shpresoj të jenë të rrethuar me atë që i bën të lumtur, të kenë karrierë të cilën e dëshirojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie të  kuptimplota dhe domethënëse me njerëzit të cilët do ti kujdesin sikur unë ata. Por, mbi të gjitha dëshiroj të jenë të lumtur.

Detyra jonë si prindër është të jemi udhëzues i fëmijëve tanë në shumë sfera jetësore. I mësojmë si të kujdesen për veten dhe si të sillen, i mësojmë të lexojnë, si të veprojnë në raste emergjente, si ta kalojnë rrugën. Mund t’i mësojmë edhe ndonjë sport, por a thua mund t’i mësojmë të jenë të lumtur?!

Mike Ferry, profesor shumëvjeçar në një shkollë të mesme, prind i katër fëmijëve dhe autor i librit “Të mësuarit e lumturisë dhe inovacioneve”, pohon që mundemi. Në kundërshtim me atë që shumica besojnë, suksesi nuk sjell gjithmonë fat, por hulumtimet tregojnë se realiteti është ndryshe – njerëzit e lumtur kanë më tepër shanse për sukses në shkollë, në punë dhe jetën private. Ferry lumturinë e definon si ‘bindje optimiste, shoqërore dhe të disiplinuar për jetën.’

Sa më të lumtur të jemi, aq më të suksesshëm do të bëhemi. Ndërsa duke i falënderuar trurit tonë elastik, lumturia dhe rinovimet mund të mësohen, kultivohen dhe praktikohen. Ai në librin e tij thekson dhe një thënie të Shawn Achor rreth lumturisë: “Kur mendojmë pozitivisht, truri ynë bëhet më i angazhuar, më kreativ, i motivuar, energjik, elastik dhe më produktiv në punë.”

Rezultoi që fëmijët tanë mund ti mësojmë të jenë të lumtur duke i nxitur në shprehi të caktuara.

E para është falënderimi. Duke i mësuar fëmijët të jenë falënderues në botën përplot bollëk mund të duket një detyrë e rëndë. Fëmijët shumë lehtë mund të ‘thithen’ në mentalitetin e konsumizmit dhe mund të vërshohen nga idetë se sa më shumë aq më mirë dhe se e kanë të nevojshme çdo lojë apo ‘vegël’ të cilën e dëshirojnë.

Nganjëherë është me rëndësi tu thuhet ‘jo’, ashtu që t’ua mbjellim falënderimin. Ndihmoni t’i udhëzoni në atë që të jenë falënderues për gjërat që posedojnë dhe jo ato të cilat i dëshirojnë. Gjë tjetër me rëndësi është t’ua mësoni ‘momentin e falënderimit’. Kjo mund të jetë pas zgjimit, apo kur e tërë të jetë gjithë familja e tubuar. Shfrytëzo çastin dhe çdokush  me radhë mund të shpreh një gjë për të cilën është falënderues. Ushtrimet e tilla të rregullta, drejtojnë trurin tonë në rrugën e njohjes së falënderimit në vend se të përqendrohemi në dëshpërimet. Si rezultat i kësaj, ne bëhemi më të lumtur.

Dashamirësia është gjithashtu një aftësi të cilën mund t’ua mësojmë fëmijëve tanë në rrugën e të qënit më të lumtur. Mike Ferry thekson kërkimet të cilat tregojnë lidhjen në mes dopaminës “ndjehem mirë” dhe dashamirësisë. Dashamirësia rrit qarkullimin e dopaminës tek personat që janë bamirës dhe kështu i bën më të lumtur. Jini të sjellshëm, në veçanti kur keni mospajtime, dhe lëvdoni për veprat e vogla të mirësisë. Mësoni tolerancën, duke theksuar se me të mund ta ndihmojnë shoqërinë.

Familjet e lumtura gjithashtu inspirojnë njerëz kreativ. Truri jonë dhe i fëmijëve tonë, sipas Ferry-t, pranojnë më së tepërmi informata të reja atëherë kur jemi relativisht pa stres, të lumtur dhe të angazhuar. Kjo domethënë se fati është vendimtar apo i rëndësishëm në mësim dhe të menduarit kritik. Mund ta inspirojmë kreativitetin duke përfshirë humorin, kureshtjen dhe të qenët i hapur.

Inkurajimi i ideve kreative tek fëmijët tanë mund të fillojë nga angazhimi i tyre në vendimmarrjet familjare (siç është planifikimi i pushimit apo dekorimi i dhomës). Gjithashtu mund të lozni loja në të cilat përfshihen pyetje të hapura të cilat nxisin të menduarit kritik. Libri i Ferry-t përmban listë të detajuar me sugjerime dhe shembuj.

Fati nuk është diçka që bie nga qielli në krahët e fëmijëve tanë, por ai paraqet një gjendje komplekse të trurit të cilën mund ta forcojmë duke ushtruar. Ndërsa jam i sigurt se të gjithë dëshirojmë që fëmijët tanë të përjetojnë gëzimin dhe lumturinë në jetë.

Sh.p. Kënaqësitë materiale nuk e bëjnë gjithmonë të lumtur shpirtin e njeriut. Kjo botë është e krijuar për njeriun, ndërsa njeriu është i krijuar për adhurimin ndaj Allahut të Madhërishëm i cili ka shpjeguar si arrihet lumturia: “…pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”. [Er Rra’d, 28]

Autore: Lauren Knight
Përshtati:  Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s