GUXIMI

Dy fara të shtira krah për krah në tokën pjellore në pranverë.

Fara e parë thotë:

“Dëshiroj të rritem! T’i lëshoj rrënjët thellë në tokë dhe t’i shtrijë degët lartë mbi vete. Mandej të çelin sythat të cilat do ta paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Dëshiroj gjithashtu në fytyrën time ta ndjejë ngrohtësinë e rrezeve të diellit ndërsa në mëngjes ta ndjejë bekimin e vesës mbi gjethet e mia…”

Dhe kështu vazhdoi t rritet.

Fara e dytë e tha:

“Unë frikohem. Nëse i lëshoj rrënjët nën tokë, nuk e di çfarë do të hasi në atë errësirë. Nëse depërtoj truallin e fortë drejtë lartësive, frikësohem t’i dëmtoj filizat e mia të vogël; çfarë do të ndodhë nëse sa të hapen sythat, kërmilli përpiqet ti hajë ato? Apo sa të fillojë të lulëzoj, ndonjë fëmijë i vogël të më këput. Jo, jo, më së miri unë do të presë deri sa të jetë e sigurt.”

Dhe kështu vazhdoi pritjen.

Andej pari ndërsa kalonte një pulë në kërkim të ushqimit, gjeti farën dhe menjëherë e hëngri.

Jeta i gëlltit ata që kanë frikë.

p.s. E vërteta bëhet reale në saje të guximit. Mos hezitoni, sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë truri do t’ju detyroj të shpikni arsyetime për ta evituar problemin.

Autor: Peti Hansen
Përshtati: Lutfi Muaremi