Ana pozitive e problemeve

Çdo problem në vete përmban embrionin e zgjidhjes. Ajo që ushtrimet paraqesin për muskujt, problemet paraqesin për trurin, ata e mundësojnë forcimin e tij.

Problemet mund t’u japin pasqyrë dhe leksione sikur rriteni. Prandaj, mos u dekurajoni kur hasni në probleme.

Kuptoni që zakonisht ekziston një apo më tepër mundësi në atë që ju e konsideroni problem. Domethënë, nëse rregullisht mirë i ballafaqoni ato, do të kuptoni se problemet tuaja nuk janë aq tragjike, dhe nuk i shikoni si përvoja negative.

Pra, kur ballafaqoheni me ndonjë problem, pyesni veten pyetje si kjo: çfarë mund të mësoj nga kjo situatë?

Islami i urdhëron ithtarët e vet që të jenë të qëndrueshëm dhe të durueshëm gjatë vështirësive të ndryshme që i sjell jeta.

“Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (‘Asr: 2-3)

Lutfi Muaremi