Mendimi pozitiv

Dr. David J. Schwartz

Katër mënyra që do t’ju ndihmojnë në zhvillimin e mendimit pozitiv:

  1. Për të përshkruar si ndjeheni, përdorni fjalë pozitive dhe fjalë të mençura.

Nëse dikush ju pyet: “Si jeni sot?”, nëse përgjigjeni: “Jam i lodhur (më dhemb koka, do të dëshiroja të jetë ditë e shtunë, në ndjehem mirë…)”, ju e përkeqësoni akoma më tepër gjendjen.

Provoni të mëposhtmet: Ideja është shumë e thjeshtë, por ka fuqi të madhe. Kur t’ju pyes dikush: “Si jeni?” apo “Si ndjeheni sot?”, përgjigjuni: “Faleminderit, shkëlqyeshëm, po ju?” apo thoni: “Shkëlqyeshëm”, “Mirë”.  Në çdo rast të mundshëm, thoni se ndjeheni shkëlqyeshëm dhe do të filloni të ndjeheni ashtu. Bëhuni i njohur si një person që gjithmonë ndjehet shkëlqyeshëm. Kështu ju do të bëni shumë miq.

  1. Për të përshkruar njerëzit e tjerë, përdorni fjali pozitive, të mençura dhe fjalë lavdërimi.

Bëni parim që gjithmonë të keni fjalë të bukura për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët. Kur bisedoni rreth një personi të tretë që nuk është prezent, gjithmonë përdorni falë lavdëruese sikur: “Ai është me të vërtetë një njeri i mirë.” “Kam dëgjuar që punon shumë mirë.” Sidomos me kujdes shmangni vërejtjet e vogla dhe sarkastike. Personi herët a vonë do ta kuptojë atë që ju keni thënë në lidhje me të, ndërsa me fjalët e këqija ju vetëm se keni ulur vlerën personale.

  1. Inkurajoni të tjerët me fjalë pozitive.

Lavdëroni personalitetin e dikujt kur ju për këtë keni mundësi. Të gjithë ata që ju i njihni janë të etur për lavdërime. Çdo ditë gjeni nga një fjalë veçanërisht të bukur në lidhje me bashkëshortin tuaj. Vini re dhe lavdëroni njerëzit që punojnë për ju. Lavdërimi i sinqertë është mjet suksesi. Përdorni atë gjithmonë! Lavdëroni pamjen, punën, arritjet apo familjen e dikujt.

  1. Planet personale përshkruani me fjalë pozitive.

Kur njerëzit të dëgjojnë diçka si: “Kam lajme të mira për ju.  Na ofrohet një mundësi e madhe…”, truri i tyre shndrit. Por kur të dëgjojnë diçka si: “Ju pëlqen apo jo, na pret punë e madhe”, ata në trurin e tyre parafytyrojnë një errësirë, fotografi të paparashikueshme dhe veprojnë në harmoni me të. Premtoni ngadhënjim dhe shikoni shndritjen e syve të tyre.

Sh.p.:  I lutemi Allahut që në zemrat tona të vendosë mëshirë, e cila do të na bëjë të përpiqemi të realizojmë çdo punë që na çon te mëshira e Allahut, dhe për shkak të saj të kemi dhembshuri kundrejt të gjitha krijesave të Allahut.

Përshtati: Lutfi Muaremi