Shejh Jusuf el-Kardavi lojën Pokemon e karakterizoi si vepër të ndaluar.
Kryetari i Unionit Botëror të dijetarëve islam, imam dr. Jusuf el-Kardavi dha fetvanë në të cilën filmi i vizatuar japonez “Pokemon” karakterizohet si vepër e ndaluar, haram. Ai nxori fetvanë rreth ndalimit të filmit vizatimor dhe lojës, duke pohuar se nga viti 2001 kjo negativisht ndikon në besim, tru dhe sjelljen e fëmijëve.
Imam el-Kardavi thekson se kjo fetva është sjell pas një studimi të gjerë rreth kësaj çështje dhe pas pyetjeve të shumta të arritura nga prindërit e brengosur të cilët dëshironin ta dëgjojnë qëndrimin sheriatik rreth kësaj loje dhe filmit të vizatuar, të cilat ndikojnë në besimin, veprat dhe sjelljen e fëmijëve. Ai, gjithashtu, theksoi se kjo fetva nuk është sjellë me vrull sepse në raste të tilla fekihët nuk guxojnë të shpejtojnë, ngase ata nuk i njohin këto lloj seriale dhe lojëra, por paraprakisht duhet konsultuar me ekspertë të lëmisë përkatëse.
Në fetva, imam el-Kardavi thekson pesë arsyet kryesore për shkak të të cilave ndalohet seriali dhe loja e quajtur Pokemon. Rreziku sipas besimit islam tek fëmijët në këtë lojë shihet në promovimin e pandërprerë të teorisë së Darvinit rreth krijimit dhe evolucionit. Këtë e bën përmes promovimit të figurave nga ato më të ulëta që zhvillohen në struktura më të ndërlikuara, që paraqet esencën e teorisë darviniste.
Loja dhe seriali promovon përleshje të përhershme dhe mbijetesën e më të fuqishmëve, përkitazi, të ashtuquajturën selekcion natyror e cila është pjesë e teorisë së Darvinit, përmes së cilës prish moralin fëmijëror në relacion me njerëzit që na rrethojnë dhe me të cilët jetojmë. Gjithashtu promovon gjakderdhjen, vrasjen dhe anarkinë konstante.
Negativisht ndikon edhe në zhvillimin intelektual të fëmijës, ngase në trurin e tij mbjell të pamundurën, paraqitjet dhe figurat imagjinare, me fuqi mbinatyrore.
Kjo lojë gjithashtu ka elemente bixhozi, ngase për të ndahen shuma të mëdha para, ndërsa e dimë që bixhozi është rreptësisht i ndaluar në Islam.
Imam el-Kardavi gjithashtu theksoi se një prej arsyeve të ndalimit ka të bëjë me promovimin e emblemave dhe simboleve sioniste dhe masonerisë, sikur ylli gjashtëkëndësh dhe ngjashëm. Në të njëjtën kohë, thërret muslimanët dhe arabët që të projektojnë produkte, seriale dhe loja të cilat promovojnë mësimet fisnike dhe moralin islam.
Burimi: IslamBosna
Përktheu: Lutfi Muaremi