Si të bëheni shembëlltyrë e fëmijëve tuaj?

Mënyrat e të qenit shëmbëlltyrë e fëmijëve duhet është me rëndësi esenciale për çdo prind dhe kujdestar. Natyrisht që çdo prind dëshiron të ndikojë pozitivisht tek fëmijët e tij, mirëpo kjo nuk është diçka që vjen nga vetvetja, edhe ne jemi njerëz të cilët nganjëherë gabojmë. Për fat të mirë, ekzistojnë mënyra të cilave duhet përmbajtur ashtu që të bëheni shëmbëlltyrë e tyre. Në vijim do t’i potencojmë disa shembuj:

1. Mësoni çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe

Fëmijët, në veçanti më të vegjlit janë mjaftë të lakueshëm dhe bien nën ndikim. Prandaj është me rëndësi të veçantë që t’i mësojmë të bëjnë dallimin në mes të mirës dhe të ligës. Mësoni që nuk është cilësi e mirë të godasin dikë, sharja, marrja e gjërave të cilat nuk u përkasin atyre…

2. Shqyrtoni gjërat nga perspektiva e tyre

Fëmija me ndjenja të lënduara mund të izolohet në vete dhe atëherë nuk do të mund të ndikoni në sjelljen, qëndrimin dhe vendimet e tij. Fëmijët e vogël nuk mund të kuptojnë përse nuk mund ta kenë ndonjë lodër. Prandaj ju duhet t’ua sqaroni në mënyrën e kuptueshme dhe të ngushëlloheni më të.

3. Lëvdoni sjelljen e mirë

Shpeshherë lëvdimi ka efekt shumë pozitiv, ngase ashtu ua tërhiqni vëmendjen që të bëhen akoma më të sjellshëm dhe kujdesshëm.

4. Dëgjoni fëmijën tuaj

Çdo fëmijë manifeston në mënyrë të veçantë ndjenjat e veta. Nëse qanë, kjo nuk do të thotë që i dhemb diçka apo që është i zemëruar. Ndoshta me qarjen ai manifeston ndjenja të lënduara, frikën dhe shqetësimin. Nëse dëshironi të jeni shembull i mirë, bëheni i tillë të cilit mund ti drejtohet për gjithçka.

5. Fëmijët janë fëmijë

Madje edhe sikur të jeni përpjekur që të ndikoni në të gjitha mënyrat, ndërsa ai akoma nuk sillet mirë, mos harroni se ai është vetëm fëmijë dhe se do të ketë nganjëherë sjellje të keqe.

6. Kujdesuni për sjelljen tuaj

Fëmijët veprojnë sipas asaj që shikojnë dhe dëgjojnë. Në rast se dëshironi të bëheni shëmbëlltyrë e mirë, atëherë duhet kujdesur rreth asaj që veproni dhe flisni ju vet.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s