Frytet e çuditshme të mirësisë ndaj prindërve

Ky tregim është nga përvoja personale te cilën e kisha me vajzën që kishte dy vjet e gjysmë, nga e cila me falënderimin e Allahut, mësova shumë.

Unë jetoj me prindërit e mi në të njëjtin pallat, dhe e kisha bërë traditë që çdo mëngjes pas faljes së namazit të sabahut, të shkoj tek ta, ti puth dhe t’u lexoj ca ajete kur’anore.

Së shpejti u martova dhe Allahu më dhuroi një vajzë shumë të bukur. Me kalimin e kohës, vërejta që vajza ime është shumë e lidhur me mua. E shprehte dashurinë në një mënyrë shumë të çuditshme. Gjatë pushimit të drekës, ajo qëndronte tek këmbët e mia, i mbante ato dhe më puthte trupin. Betohem në Zot, që kurrë nuk e kisha mësuar diçka të tillë, e me siguri që nuk do të më kuptonte, meqë kishte vetëm dy vjet e gjysmë.

Unë vazhdova bamirësinë time ndaj prindërve, ndërsa vërejta që dashuria e vajzës sime nga dita në ditë rritej akoma më tepër.

Para se të dal nga shtëpia, ma kap dorën, e puth dhe thotë: “Uhibuke baba” (të dua baba!)

E dija që është që është si pasojë e udhëzimit dhe frymëzimit Hyjnor, mirëpo edhe e lutjes së prindërve të mi.

O Zoti im, kush e udhëzoi këtë vajzë të vogël në mirësi,dhe kush e frymëzoi dhe dhuroi me këto fjalë të ëmbla dhe të dashura, me të cilat fitoi zemrën time? Po, është Allahu i Madhëruar, i cili na urdhëroi mirësinë ndaj prindërve, dhe e ka bërë një nga tetë “dyert e Xhennetit”.

Allahu i Madhëruar, rreth mirësisë ndaj prindërve thotë:

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit… (En-Nisa, 36)
“Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet…” (El-Ankebut, 8)

“Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. (Lukman, 14)

Zoti jot ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (El-Isra, 23, 24)

Sa bukur që Allahu i Madhëruar, për shkak të mirësisë sate ndaj prindërve, është i kënaqur me ty. I Dërguari i Allahut thotë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve, ndërsa zemërimi i Allahut me zemërimin e prindërve.” (Tirmidhi).

Betohem në emrin e Allahut se e kam përjetuar kënaqësinë e prindërve në jetën praktike; në kuptimin fetar edhe në atë të dynjallëkut, dhe e tëra është mirësi e Allahut ndaj meje.

Urtësia e këtij tregimi:

– Mirësia ndaj prindërve është rruga jote drejt fatit dhe suksesit në këtë dhe në botën tjetër;

– Është nder i madh që Krijuesi jot të jetë i kënaqur me ty për shkak të kënaqësisë së prindërve;

– Në Xhennet, ekziston një derë e cila quhet “Dera e mirësisë ndaj prindërve.”

– Mirësia ndaj prindërve  është ibadet i vetëm të cilin Allahu i Madhëruar e ka përmend krahas adhurimit të Vet.

– Shpërblimi e ka natyrën e tillë që, nëse u bëni mirë prindërve, edhe fëmijët tuaj do t’ju respektojnë dhe do të jenë bamirës ndaj jush.”

Përshtati nga boshnjakishtja: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s