Si ta duam të Dërguarin s.a.v.s.?

Personaliteti i të Dërguarit të fundit, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, është një burim i pashtershëm mirësie dhe urtësie për çdo kohë dhe të gjitha gjeneratat

Shfrytëzojmë rastin që për ditëlindjen e të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, 12 rebiu-l-Evvelit, ta përkujtojmë veten tonë rreth domethënies dhe madhështisë së rolit të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në të gjitha sferat e veprimit njerëzor. Do të mundohemi që përmes këtij punimi të përgjigjemi në pyetjen bazore: pse e duam Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe në cilën mënyrë duhet të shprehim dashurinë ndaj tij?!

Përkujtimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, nuk i ngjason përkujtimit të çfarëdo njeriut të vdekshëm. Atë duhet kujtuar me shumë kujdes, dashuri, respekt dhe maturi, dhe pandalë duhet ndjekur sunnetin e tij. Hapi i parë në jetë për arritjen e dashurisë ndaj dikujt është, njohja e tij sa më e mirë. Tek atëherë thellë në shpirt mund t’i përgjigjemi vetes si mund ta duam dikë. Mandej vijon realizimi i asaj dashurie metodologjiko-praktike, me djalë të tjera përmbushja e cila manifestohet në mënyra të ndryshme. Në këtë rast, që të argumentojmë përse dashurojmë Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, do të bëjmë një përshkrim të shkurtë të rolit të Resulullahut dhe misionit të tij.
Pse e duam Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem?!

Shkaku që ne jemi ummeti i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, jemi më të mirët e të gjithë ummeteve, dhe ngase ai ia kushtoi jetën e vete të gjithë ithtarëve të tij. Kur Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kërkoi dashurinë ndaj tij, domethënë se kërkoi dashurinë ndaj profetësisë e cila iu shpall dhe e përshkoi jetën e panjollë morale. Kështu ai tregoi rrugën drejtë Allahut të Madhëruar. Islami nuk kërkon dashuri abstrakte dhe verbale, por dashuri të konkretizuar me bamirësi, si arsye për lumturinë në jetën e përjetshme.

Krijuesi jonë në lidhje me rolin e Pejgamberit më të zgjedhur thotë:

1. “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues. Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata dhunti të madhe.” (El-Ahzâb, 45-47) Nga ajetet e mësipërme konstatojmë se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, për njerëzinë paraqet një pishtar ndriçues për shpëtimin e trupit dhe shpirtit.

2. “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Ali Imran, 31) Këtu Fjalët Hyjnore na mësojnë se nuk mund të duhet Allahu nëse nuk duhet i dërguari i Tij dhe se sunneti është rruga e istigfarit.

3. “Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, është: “Dëgjojmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit.” (Nur, 51) Mund të konkludojmë se çelësi i suksesit si në këtë dynja ashtu edhe në ahiret është nënshtrimi ndaj Kur’anit dhe Sunnetit. Çdo veprim sipas tekeve është rrugë e shejtanit që të shpie në Xhehennem.

Cilësitë e Muhamedit janë të panumërta, por për shkak të përkujtimit ne do të numërojmë disa:

1. Ka ngadhënjyer me ndihmës e frikës;
2. Allahu i Madhëruar, për Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe Ummetin e tij, e bëri tokën të pastër dhe të përshtatshme për kryerjen e namazit;
3. Është dhuruar me një të folur koncize me të cilën fascinonte zemrat e masave të gjëra;
4. I është lejuar preja e luftës;
5. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, është i Dërguar i fundit i Pejgamerëve, Vula e Pejgamberëve;
6. I është dhënë e drejta e shefa’atit – ndërmjetësimit;
7. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, është imam i të gjithë pejgambereve;
8. Përjetoi Mi’raxhin – ngritjen në sfera më të larta.
9. I pari i cili do të hyjë në Xhenet, dhe pas të gjithë Pejgamberët nën flamurin e tij;

Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ishte i dërguar, përgëzues, qortues, besnik dhe këshilltarë i sigurtë, bashkëshortë, prind, gjysh, fqinj, burrë shteti, udhëheqës ushtarak, luftëtarë në rrugë të Zotit për mirëqenien e të gjithëve, tregtar, mbrojtës i dobëtëve në veçanti të jetimëve, kishte sjellje dhe moral më të bukur.

Ta dush Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, paraqet vepër shumë të dashur tek Allahu. Çdo besimtarë dhe besimtare duhet ta hapin zemrën ashtu që drita e dashurisë ndaj sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ndrit shpirtin dhe mendjen. Muslimani është i kënaqur të dëshmojë me të gjithë qenien se dashurinë e vete do ta mbështes me praktikumin e sunnetit të tij.

“Kush ringjall sunnetin tim – ai më do, kush më do mua- do të jetë me mua në Xhennet.” Nga ky hadith shohim se çdokush i cili në këtë jetë merr shembull të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke jetuar jetën në përputhje me sunnetin, nënkuptohet se do ta njoh sunnetin dhe atëherë të njëjtin përpikërish do t praktikoj në jetën e tij.

Në mënyrë që t’i përgjigjemi në mënyrë të plotë kësaj çështje, do të thirremi në përkushtimet e gojëdhënave të cilat dëshmojnë dashurinë e ashabëve ndaj Pejgamberit, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Enës Ibën Malik, transmeton se një njeri ka pyetur Alejhis-selamin kur do të ndodh dita e Gjykimit? I Dërguari e pyeti: “Çfarë ke përgatitur për ditën e Gjykimit?” Ai është përgjigjur: “Nuk kam përgatitur shumë namaze, agjërime, dhe sadakë, por e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Muhammedi alejhis-selam iu përgjigj: “Ti do të jes me ata që i do.” (Buhariu, Muslimi dhe Taberani)

Në një rast politeistët robëruan Zejd ibën Eddesina dhe e dënuan atë me vdekje. Udhëheqësi i idhujtarëve Ebu Sufjani i tha: “A do të doje që ti tani të ishe në shtëpi, e në vendin tënd të ishte Muhammedi alejhis-selam dhe ta ekzekutojmë.” Zejd u është përgjigjur: “Betohem në emrin e Allahut që nuk do të doja as një ther ta shpojë Muhammedin alejhis-selam në vendin ku jam unë, ndërsa unë të isha në mesin e shtëpiakëve.” Kur dëgjoi Ebu Sufjani këto fjalë: “Nuk kam parë asnjë njeri ta duan njerëzit, ashtu siç e duan Muhammedin alejhis-selam shokët e tij.”
Fresko shpirtin me salavatet

Një nga dëshmitë e dashurisë sonë ndaj të Dërguarit të Allahut, është leximi i salavateve, ngase kur dikush dashuron dikë, ai përmend atë. Salavatet të cilët i themi për të Dërguarin e Allahut, alejhis-selam, janë vetëm një shenjë e vogël e kujdesit dhe dashurisë sonë që e tregojmë ndaj tij. “Mbillni tre cilësi në edukimin e fëmijëve tuaj: ta duan Pejgamberin, familjen e tij dhe të mësojnë leximin e Kur’anit.” Siç shihet, dashuria ndaj Pejgamberit është themeli i edukimit të fëmijëve tanë. Salavatet për të Dërguarin alejhis-selam dhe familjen e tij janë hapat e para në jetën fëmijërore. Ndërsa me mësimin e Kur’anit, tek fëmijët ndërtojmë botëkuptim të bazuar në vlera e vërteta.

ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMEDIN VE ALA ALI MUHAMMED!

Salavatet të cilat ia dërgojmë i bëjmë në raste të ndryshme. Ndërsa, sa dimë rreth vlerës së salavateve? Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (El Ahzab, 56) Urdhri i vetëm i cili erdhi nga ana e Allahut të Madhëruar, në realizimin e së cilës merr pjesë, është leximi i salavateve për të Dërguarin e Vet.

Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, na inkurajon ne si pasues të tij të përqendrojmë në sjelljen e salavateve: “Kush sjell një salavat për mua, Allahu i sjell dhjetë për të; kush i sjell dhjetë salavate për mua, Allahu i sjell njëqind për të; kush i sjell njëqind salavate për mua, Allahu do ta mbrojë nga zjarri i hipokrizisë dhe në Ditën e Gjykimit do ta vendos me shehidët.” (Taberaniu)

Bazuar në këtë, ne mund të konkludojmë se brenda një dite ne duhet së paku një salavat të sjellim. Masa e mesme do të ishte të sjellim njëqind salavate, ndërsa më e mira njëmijë salavate, ngase Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, porositë: “Kush sjell njëmijë salavate në ditë për mua, nuk do të vdes deri sa ta shoh vendin e tij në Xhennet.” (Ibn Shahin)

Koprrac i madh është ai që nuk sjell salavate kur përmendet emri i të Dërguarit, ngase hadithi është i qartë: “Në prezencën e të cilit përmendem unë dhe ky me qëllim nuk sjell salavate, ka devijuar nga rruga e Xhennetit.” (Taberaniu)

Në historinë njerëzore, me ardhjen e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, Allahu krejtësisht plotësoi porosinë e Tij. Sheriati, Ligji i Allahut, përfundon me këtë Pejgamber, ndërsa njerëzia fitoi fenë universale.

Megjithatë, humbës dhe fatkeq është ai që refuzon ta ndjek të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ashtu siç përmendet në hadith: “I gjithë ummeti im do të hyjë në Xhennet, përpos atyre që refuzojnë. E kush është ai që refuzon o i Dërguar i Allahut? Ai është përgjigjur: “Kush më ndjek – do të hyjë në Xhennet, kush është i padëgjueshëm – më refuzon.”

Rreth rëndësisë së ndjekjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, le të na shërbej ky shembull: druri që ka vetëm trungun dhe degët e zhveshura, pa gjethe dhe fryte, nuk tregon bukurinë e vete. Islami i ngjason drurit me shtatëdhjetë e dy degë. Trungu është Kelimei-Shehadeti, degët e mëdha janë 33 kushtet e dinit Islam, degët më të vogla janë sunnetet (e përditshme që ka vepruar Profeti), gjethet janë mustehabet (gjërat e porositura si të bukura) dhe frytet janë mendubet (veprimet më të vogla të lëvduara nga Profeti).

Në fund të këtij përkujtimi e lusim Allahun e Madhërishëm të na frymëzojë me dashuri ndaj Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, që ta ndjekim me besnikëri ashtu që të mund bashkë me ta kalojmë prakun e Xhennetit.

ALA RESULINA SALAVAT: ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMEDIN VE ALA ALI MUHAMMED.

Burimi: Preporod
Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s