SA ËSHTË I DOBISHËM Durimi në kombinim me falënderimin?!

Durimi është një nga cilësitë të cilin Kur’ani i kushton vëmendje të veçantë, si në kaptinat Mekase ashtu dhe në ato Medinase…

Imam El-Gazaliu, në veprën e tij, Ihja ulul ed-din, thotë:

“Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik, durimin e përmend mbi shtatëdhjetë herë.”

Psikologët pohojnë se durimi në kombinim me falënderimin paraqet një kurë efektive për shumë çrregullime mendore. Njoftohet se njerëzit kreativë dhe të suksesshëm gjatë gjithë jetës së tyre praktikojnë durimin dhe falënderimin. Ndërsa njerëzit janë të durueshëm dhe në të njëjtën kohë u janë falënderues njerëzve për çfarë do qoftë, madje edhe për imtësi; paraqet rrugën më të shkurtë drejtë suksesit, vetë-shërimit, vetë-kënaqësisë dhe kënaqësisë me të tjerët.

Lavdi i takon Allahut, Zotit të botëve i Cili kombinon durimin dhe falënderimin në Kur’an:

“Ne e dërguam Musain me shenjat Tona dhe i thamë: “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues. [Ibrahim, 5]

Psikologët thonë që vetë-kënaqësia dhe të qenët i kënaqur me të tjerët është me rëndësi të madhe për shërimin e çrregullimeve të caktuara mendore, nga shkaku se ato çrregullime paraqiten si pasojë e pakënaqësisë me veten dhe jetët tona. Gjithashtu ata shtojnë se shërimi më i mirë vjen nëse durimi kombinohet me tolerancën. Me fjalë të tjera. Me njerëzit e tillë jo veç që duhet të jemi të durueshëm, por gjithashtu duhet edhe të falen.

Rregull i artë për shërimin ankthit dhe depresionit gjendet në Kur’anin Famëlartë, ku Allahu i Madhërishëm thotë:

“Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.” [Esh-Shura, 43]

Sipas hulumtimeve të fundit në SHBA, nga depresioni vuajnë më shumë se 27 milionë njerëz. Psikologët na këshillojnë që ta ushtrojmë vetë-kufizimin, tolerancën, falënderimin dhe durimin.

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Thuaj: “O robër besimtarë (të Allahut), frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë” [Ez-Zumer,10]

Kjo është arsyeja pse, kur jeni të pikëlluar, të zemëruar apo jo-tolerantë ndaj të tjerëve, duhet kujtuar këtë ajet i cili ju ndihmon që bëheni të durueshëm, në veçanti kur kuptoni se ajo mund të jetë arsyeja e hyrjes suaj në Xhennet pa dhënë llogari.

“…edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” [Al Imran, 134]

Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.” [Fussilet, 35]

“Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.” [Esh-Shura, 43]

I Dërguari i Allahut salall-llahu alejhive sel-lem ka thënë: “Nuk i është dhuruar njeriut asgjë më e vlefshme se durimi.”

Tabiini i njohur Ata Ibën Ebu Rebah transmeton se Ibën Abbasi i ka thënë: “A dëshiron të ta tregoj gruan e cila është banore e Xhennetit?” “Natyrisht”, i thashë unë. “Kjo grua erdhi tek i Dërguari i Allahut salall-llahu alejhive sel-lem dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, unë vuaj nga epilepsia, bëji dua Allahut të më shëroj”. Ai i tha: “Nëse dëshiron, dhe bëhesh e durueshme do ta fitosh Xhennetin, ndërsa nëse dëshiron mund t’i bëj lutje Allahut të të shërojë”. Ajo u përgjigj: “Do të bëhem e durueshme!”

Burimi: akos.ba
Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s